Britaniku Joseph Choong ka vendosur rekord Olimpik dhe e ka fituar garën e pentatlon te meshkujt të shtunën.
Medalje të artë në këtë garë nga Britania ka edhe Kate French, por në konkurrencën e femrave.
Choong përfundoi i treti në not, i pari në “fencing”, i 14-ti në kalërim dhe i 15-ti në vrapim, duke vendosur rekord Olimpik me 1482 pikë.
Ahmed Elgendy i Egjiptit e fitoi të argjendtën, kurse Woongtae Jun i Koresë së Jugut, të bronztën.
Britania është i vetmi shtet që e fiton pentatlonin modern në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave në një Olimpiadë.