Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Bird: Olimpiada pa shikues një gjë e pazakontë

Katër herë fituesja e medaljes së artë olimpike në basketboll për femra me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sue Bird, ka folur rreth kufizimeve në Lojërat Olimpike të Tokios që u hapën zyrtarisht të premten.

Bird po paraqitet për herën e pesë në këtë ngjarje, dhe insistoi se këto Lojëra janë shumë më të zbehta se ato të shkuarat për shkak të mungesës së tifozëve si pasojë e kufizimeve për COVID-19.

“Vërtet është e çuditshme dhe njëkohësisht e vështirë të luash në këto rrethana. Pa praninë e tifozëve, sigurisht që do të jetë një atmosferë ndryshe. Kjo Olimpiadë është ndryshe nga ato, të cilat i kam përjetuar më përpara”, deklaroi Bird.