Ish-presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka pasur vetëm fjalë të mëdha për trajneri e xhudos Driton Kukën.
Hasani tha se meritat më të mëdha për këtë sukses i ka trajneri pejan.
“Do të ishte reale të ishim me tri medalje. Por dy medalje të arta është një sukses i jashtëzakonshëm që Kosovën e bënë të jetë në mesin e 30 shteteve më të suksesshme në Lojërat Olimpike në Tokio. Duhet t’i përgëzojmë fituesit e medaljes e në veçanti trajnerin Driton Kuka por edhe të gjithë ekipin. Shpresoj që në të ardhmen sukseset do të janë të vazhdueshme për shkak të punës që bëhet”, tha ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Trajneri Driton Kuka kërkon përgjegjësi nga federatat për mungesën e rezultateve
-
Kuka uron Shqipërinë për medaljet olimpike: Shekulli i popullit shqiptar
-
Kuka tërheq vërejtjen për “rezultatet e dyshimta” në sport
-
Tjetër vlerësim i madh i Unionit Evropian të Xhudos për trajnerin Driton Kuka
-
Kuka kompleton koleksionin e çmimeve për trajner