Sport

Kuka kompleton koleksionin e çmimeve për trajner

Driton “Toni” Kuka tashmë është një trajner i dëshmuar në xhudo dhe ka pranuar shumë vlerësime për të arriturat me ekipin e Kosovës, për çka në vitin 2021 u nderua nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), pas votimit nga publiku, për të arriturat e tij si trajner, pasi suksesit të madh në Lojërat Olimpike të Tokios, ka shkruar Federata Evropiane e Xhudos (EJU) të enjten. Në këtë ngjarje, Kuka fitoi edhe dy medalje të arta olimpike, me xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova.

Gjatë Kampionatit Evropian për seniorë, të mbajtur në Sofje të Bullgarisë në vitin 2022, ku Kosova u largua me një medalje të argjendtë dhe një të bronztë, Kuka e fitoi çmimin si trajneri m ë i mirë për xhudiste, për vitin 2021.

“Kjo është e vetmja arritje që nuk e kam pasur në karrierën time si trajner, kështu që shpresoj që në të ardhmen të kemi më shumë rezultate për Kosovën”, është shprehur Kuka.

Ai përmendi se ndonëse çmimi është për xhudistet, shpreson që në të ardhmen të jetë për të arriturat dhe përpjekjet e ekipit të Kosovës në konkurrencën e meshkujve. Me të në Sofje ishin ministra të ndryshëm nga Kosova, një mundësi e përkryer për të përfshirët në projektin e Qeverisë “Kosovo Judo Nation”, për ta parë saktësisht se sa e rëndësishme është kjo punë. Federata Evropiane e Xhudos (EJU) ishte shumë me fat që punoi për së afërmi me Kukën, si dhe me tre kampionet e tij olimpike; Majlinda Kelmendin (2016), Distria Krasniqin (2021) dhe Nora Gjakovën (2021) pas Lojërave Olimpike në Tokio. Kjo rezultoi në një intervistë të gjatë me dy pjesë me Kukën, që kishte lidhje me historinë e tij në këtë sport dhe me filozofinë e trajnerit. Krasniqi beson se Kuka meriton këtë çmim.

“Jam krenare të jem nxënëse e tij dhe mendoj se ai e meriton këtë çmim sepse për mua, ai është trajneri më i mirë në botë. Mendoj se edhe para Olimpiadës në Tokio, ai tregoi se është trajner i madh, sepse ka arritur të krijojë kampionë të Botës, të Evropës dhe madje e kishte fituar një medalje në Olimpiadë, nga një shtet i vogël, ose më mirë të themi nga një klub i vogël. Por natyrisht, arritja e dy medaljeve të tjera të arta në Olimpiadë, dëshmon edhe më shumë se ai është trajneri më i mirë dhe se me të vërtetë e meriton këtë çmim”, ka theksuar Krasniqi.