Tokio 2020

Barega fiton të artën në 10 mijë metra vrapim

Atleti nga Etiopia, Selemon Barega ka fituar medaljen e parë në Lojërat Olimpike të Tokios në atletikë. Barega triumfoi në garën e 10 mijë metrave vrapim, të cilën e përfundoi për 27 minuta e 43.22 sekonda.

Ai pas vetes la kampionin dhe rekordmenin botëror, Joshua Cheptegein nga Uganda. Cheptegei mori medaljen e argjendtë, ndërsa e bronzta i takoi bashkëkombasit të tij, Jacob Kiplimo.

Barega këtë medalje e fitoi pothuajse në stadiumin e zbrazur në Tokio. Kjo ishte ngjarja e vetme e atletikës në ditën e premte, në të cilën u shpërndanë medaljet.