Me rekord olimpik prej 2.06.38 minuta, notari australian, Izaac Stubblety-Cook, ka fituar medaljen e artë në 200 metra bretkosë. Të enjten në Aquatics Centre në Tokio, Stubblety-Cook fitoi para holandezit Arno Kamminga dhe finlandezit Matti Mattson.
Rekordin olimpik e mbante japonezi Ippei Watanabe, që e kishte vendosur në Rio 2016.
Koha e holandezit Kamminga ishte 2:07.01 minuta, ndërsa Mattsson kishte kohë prej 2:07.13 minuta.
Artikuj të ngjashëm