Basketbollistët e Australisë kanë regjistruar edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje të luajtura në turneun olimpik. Pas fitores ndaj Nigerisë, Australia të mërkurën triumfoi edhe ndaj Përfaqësueses së Italisë në kuadër të Grupit B.
Ndeshja e luajtur në Saitama, u mbyll me shifrat 86:83 në të mirë të Australisë, që i prinë grupit me katër pikë, një më shumë se Italia dhe Gjermania, që renditen në pozitat dy dhe tre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJock Landale e udhëhoqi Australinë drejt fitores ndaj Italisë, pasi ndeshjen e mbylli me 18 pikë të shënuara. Atij, në ndihmë i dolën edhe Patty Mills (16) e Nic Kay (15). Ndërsa, te Italia më të dalluarit ishin Simone Fontecchio dhe Nico Mannion.
Fontecchio shënoi 22 pikë derisa Mannion 21 sosh, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen, që është e para për italianët në Lojërat Olimpike.