Tokio 2020

Australia fiton medaljen e bronztë në basketboll

Australia ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike në basketboll.

Australiant mposhtën Sllovenin me rezultatin 107:93 për të arritur te medalja e bronztë.

Dramën e zhvilluar në palestrën Saitama Super Arena e fituan australianët vetëm në periudhën e fundit.

Në këtë triumf të Australianëve, i pandalshëm ishte lojtari i Brooklyn Nets, Patty Mills i cili shënoi plot 42 pikë e 9 asistime. Ndërsa Luka Doncic ishte koshashënuesi i dytë më i mirë i takimit, duke realizuar 22 pikë në humbjen e ekipit të tij.