Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kanadaja fiton medaljen e bronztë në Botërorin e basketbollit

Kanadaja ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të basketbollit.

Të dielën në Manila të Filipineve, Kanadaja e mposhti SHBA-në në ndeshje për vend të tretë. Ndeshja ishte shumë dramatike dhe përfundoi vetëm pas vazhdimit prej pesë minutave. Kanadezët fituan me rezultat 127:118.

Vazhdimin, Kanadaja e fitoi me rezultat 16:7. Dillon Brooks shkëlqeu te Kanadaja me 39 pikë, pesë asistime e katër kërcime. Mikal Bridges u dallua te SHBA-ja me 19 pikë, nëntë kërcime e katër asistime.

Artikuj të ngjashëm