Atletja bjelloruse Krystina Timanovskaya është larguar nga Tokio në orët e hershme të së mërkurës.
Ajo është nisur për në Vjenë, njofton BBC. Bjellorusja 24-vjeçare kishte refuzuar të largohej nga Tokio, pasi ekipi bjellorus deshi pa dëshirën e saj ta ngjiste në aeroplan e ta kthente në shtëpi për shkak të kritikave që pati ndaj skuadrës.
Krystina ka thënë se në Bjellorusi e priste ndëshkimi, ndërsa ajo pritet të largohet në një vend të Evropës.
Ajo ishte pritur të udhëtonte në Varshavë, pasi Polonia i kishte ofruar vizë humanitare, por ndryshoi destinacionin në moment të fundit, tha një zyrtar i aeroportit.
Artikuj të ngjashëm
-
Atletja bjelloruse thotë se e priste ndëshkimi në rikthimin në shtëpi
-
Atletja bjelloruse e sigurt në një hotel në Tokio pasi refuzoi të kthehet në shtëpi
-
Olimpistja bjelloruse nuk pranon të kthehet në shtëpi
-
Sprinterja bjelloruse ndihet e sigurt, të ardhmen e sheh në Poloni
-
Atletët bjellorusë që e shikuan Olimpiadën nga larg