Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Agron Kuka: Suksesi në Tokio është mrekulli

Kryetari i Federatës së Xhudos të Kosovës (FXHK), Agron Kuka, ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e ekipit kosovar të xhudos në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Në fakt, suksesin e xhudistëve të Kosovës, Kuka në një intervistë për KOHËN, e ka quajtur mrekulli. Në Olimpiadë, Kosova u përfaqësua me pesë xhudistë, që të gjithë me normë dhe i fitoi dy medalje të arta. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova me paraqitjet e tyre fantastike siguruan suksesin e Kosovës në paraqitjen e dytë në Lojërat Olimpike. Krasniqi triumfoi në kategorinë deri 48 kilogramë, ndërsa Gjakova në atë deri 57 kilogramë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KOHA: Po e mbyllim një paraqitje impresive në Tokio, cili është vlerësimi juaj?

Agron Kuka: Në Lojërat Olimpike këtu në Tokio si Federatë e Xhudos e Kosovës kemi qenë pjesëmarrës me pesë garues, që të pestët kanë qenë me normë olimpike. Distria ka qenë e para në ranglistë e deri te Akili, që ishte i nënti. Dy medalje të arta të fituara me të vërtetë është mrekullia vetë, jo pse jam i befasuar, por e di se prapa këtij suksesi është një punë e gjatë, e mundimshme, sakrificë dhe përkushtim jetësor. Të gjithë këta garues janë duke bërë regjimin e njëjtë me vite të tëra. Janë garuesit që dy vjetët e fundit kanë pasur një paraqitje të shkëlqyeshme, katër prej tyre kanë pasur medalje botërore, të pestët kanë pasur medalje evropiane dhe prandaj me vet rezultatin jam shumë i kënaqur edhe pse Majlinda, Loriana nuk e kanë pasur ditën e tyre. Majlinda e dimë që e ka trajtuar një lëndim me vite të tëra. Ka qenë momenti ndoshta të tërhiqet më herët nga garat aktive, por dëshira e saj e madhe dhe këmbëngulësia e saj e natyrisht edhe dëshira e Tonit ka qenë që në Tokio ekipi të jetë i kompletuar. Ajo është udhërrëfyesja e të gjitha rezultateve dhe të arriturave të xhudos kosovare dhe është e para me suksese nga kampionatet evropiane, botërore, si dhe Lojërat Olimpike. Loriana është ende e re, edhe pse pritjet tona në fillim të karrierës i ka tejkaluar duke marrë medalje në botëror dhe dy evropiane. Ne mendoj se koha e saj do të vijë në Lojërat Olimpike në Paris. Jam i kënaqur që jam prapa tyre, para dhe anash, kurdo që kanë nevojë. E meritojnë çdo sakrificë timen dhe ekipit. I falënderoj për sakrificën dhe mundin duke filluar nga Toni e deri te xhudistët.

KOHA: Cila është qasja e Federatës Botërore dhe asaj Evropiane të xhudos ndaj Kosovës?

Agron Kuka: Që nga fillet, njoftimin me kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, ata e kanë vërejtur që ne jemi Federatë serioze dhe motoja e Federatës është ‘puna dhe vetëm puna’, prandaj që prej fillimit e kemi pasur mbështetjen e tyre. Është kënaqësi që gjithë atë mbështetje që e kemi pasur t’ua kthejmë me rezultate e kjo me të vërtetë është ndjenjë e mirë. ua kthejmë me rezultate e kjo me të vërtetë është ndjenjë e mirë. Çdo mbështetje e tyre dhe nga institucionet e Kosovës jemi munduar t’ua kthejmë me rezultate. Kjo është mënyra më falënderuese. Kjo vlen edhe për Federatën Evropiane edhe kreun nuk e kanë nga një shtet që nuk është aq miqësor ndaj nesh, por në sport e sidomos me sportin e xhudos janë korrekt dhe na kanë dalë në përkrahje.

KOHA: Majlinda u pensionua, cili do të jetë roli i saj në ekip?

Agron Kuka: Unë mendoj se ajo duhet së pari të pushojë, pasi ka 22 vjet që ka një regjim të fortë të stërvitjeve, pasi edhe pas Lojërave Olimpike të Rios pushimi i saj ka qenë vetëm një javë, kështu që dëshira ime e po ashtu edhe e ekipit është që ajo të mbetet në xhudo në një rol tjetër. Ekipi profesional i xhudos është rritur përtej përmasave dhe kapaciteteve që ne mund ta menaxhojmë. Ndihma e saj si trajnere apo asistente e Tonit do të ishte e madhe duke ditur që në botën e xhudos maksimalisht mund t’i ketë në kontroll 3-4 garues e ne i kemi diku 30 potencial që prej Lojërave Olimpike të Parisit. Pres që pas pushimit t’i bashkohet ekipit në rolin e trajneres.