Tokio 2020

Trajnerja gjermane përjashtohet nga Olimpiada pasi qëlloi kalin

Trajnerja gjermane, Kim Rasiner, është përjashtuar nga Lojërat Olimpike pasi u shfaq duke goditur kalin, i cili refuzonte të kalëronte gjatë garës së pentatlonit modern.

Rasiner fillimisht u dëgjua duke i kërkuar kalërueses Annika Schelu që ta godiste kalin ndërsa ajo po përpiqej ta kontrollonte atë gjatë garës.

Pas rishikimit të pamjeve u vendos që trajnerja gjermanë të përjashtohet pasi ka thyer rregullat.