Yuan Cao i Kinës është bërë kërcyesi i parë në ujë që ka fituar medaljet e arta olimpike në tri ngjarje të ndryshme të kërcimeve. Ai të shtunën e fitoi të artën në kërcimet në ujë nga platforma prej 10 metrave në Tokio 2020.
Ai kishte fituar të artën në 10 metra sinkronizim në Londra 2012 dhe të artën në 3 metra në Rio 2016.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKinezi tjetër, Jian Yang fitoi të argjendtën, ndërsa Tom Daley fitoi medaljen e bronztë. Daley është bërë britaniku i parë me katër medalje olimpike në kërcime në ujë.
Në gjysmë të garës u bë e qartë se treshja e podiumit do të luftoj mes vete për medalje. Por vetëm mund të supozohej se cila do të ishte ngjyra e medaljeve të tyre.
Tre medalistët asnjëherë nuk janë larguar nga tri pozitat e para, ndërsa Cao e Daley kanë qenë në vendin e parë në disa raste.
Në fund ishte kinezi që rrëmbeu të artën dhe shkroi histori olimpike.