Krahas gjuhës së tij sllovene, basketbollisti Luka Donçiq e flet shumë mirë edhe gjuhën angleze dhe atë spanjolle.
Kur është i zemëruar me një vendim të arbitrit, Donçiq përdor një gjuhë që nuk kërkon fare fjalë. Dhe në lojërat olimpike “Tokio 2020” duket se çdo basketbollist e di si ta flasë këtë gjuhë që e përdor basketbollisti i Sllovenisë, Donçiq, për t’u ankuar ndaj vendimeve të arbitrave.
Lojtarët ngrenë duart në ajër, ose vënë ato mbi kokë. Pothuajse gjithmonë ata kanë një pamje të pabesueshme në fytyrën e tyre.
Edhe në Olimpiadën e tyre të parë, sllovenët janë po aq të rrjedhshëm në gjuhën ankuese sikurse 41-vjeçari Luis Scola nga Argjentina, i cili sapo përfundoi paraqitjen e tij të pestë, rekorde, në Lojërat Olimpike.
Disa lojtarë mund të luanin aq gjatë dhe dukeshin të shtangur kur arbitri jepte faull ndaj tyre, pothuajse në çdo ndeshje të Olimpiadës. Ankimi për vendimet e arbitrave nuk është çështje vetëm në turneun olimpik. Fillon në shesh lojërash dhe shkon deri në NBA, që ka arbitrat më të mirë në botë, pasi është liga më e fortë e basketbollit. Por asnjë gjyqtar nuk është mjaft i mirë për disa lojtarë, të cilët mendojnë se ata kurrë nuk kanë prekur askënd midis shtrëngimeve të duarve para dhe pas lojës.
Ndonjëherë zyrtarët do t'i dëgjojnë ata dhe ndoshta do të përgjigjen me fjalë si “Faleminderit që më the” ose “Pjesa e dytë sapo filloi, qetësohu”, në tentim për t’ua bërë me dije basketbollistëve se po ankohen shumë. Nëse një arbitër nuk dëshiron të dëgjojë ankesat e basketbollistëve, ai thjesht e kthen shpinën dhe vazhdon lojën. Por, nëse ai ka dëgjuar një fjalë të keqe - ose ndoshta ai thjesht nuk është i disponuar, atëherë përgjigjja e tij do të jetë e rëndë. Automatikisht e ngarkon lojtarin me faull teknik. Ai e bën këtë duke kaluar njërën dorë mbi tjetrën në formën e një T. E kur e bën këtë, më asnjë fjalë nuk është e nevojshme për basketbollistët, të cilët nuk kanë çka të shtojnë më shumë.