Ekipi olimpik i Brazilit ka bërë të ditur se volejbollistja Tandara Caixeta është dërguar në shtëpi nga Tokio, pasi është suspenduar për shkak të dopingut.
Caixeta, anëtare e ekipit të Brazilit, që e fitoi medaljen e artë në Olimpiadën e Londrës, duhej të luante në gjysmëfinale të premten kundër Koresë së Jugut.
Por, suspendimi ka bërë që ajo të mos jetë më pjesë e ekipit. Komiteti Olimpik i Brazilit ka thënë se Caixeta është suspenduar përkohësisht për thyerjen e rregullave të anti-dopingut.
Rasti ka të bëjë më mostrën që i kanë marrë asaj para një muaji në Brazil derisa po përgatitej për Lojërat Olimpike