Tokio 2020

Kina vazhdon dominimin në pingpong

Ekipi i femrave të Kinës e kanë vazhduar dominimin në pingpong. Kinezet e fituan medaljen e artë të katërt rresht në konkurrencën ekipore. Mposhtën Japoninë me rezultatin 3:0.

Chen Meng dhe Wang Manyu mposhtën Kasumi Ishikawa dhe Miu Hirano 3:1 në ndeshjen hapëse dhe më pas, numri dy i botës, Sun Yingsha, fitoi kundër vendit të tretë në ranglistë, Mima Ito, 3:1, në ndeshjen e dytë.

Wang e përmbylli fitoren duke mposhtur medalisten e bronztë në dyshe, Shiwen Liu, 3:0.

Kina i ka fituar medaljet e arta në konkurrencën e femrave qëkur filloi në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008. Nuk e ka humbur asnjë ndeshje në turneun e sivjetmë.