Tokio 2020

Amerikani Crouser fiton të artën në hedhje të gjyles me rekord olimpik

Foto: AP
 

Atleti amerikan Ryan Crouser ka fituar të artën olimpike në hedhje të gjyles, duke vendosur rekord olimpik.

Crouser në finalen në stadiumin olimpik në Tokio ka triumfuar me hedhje 23.30 metra. Ai ka lënë prapa amerikanin Joe Kovacs me hedhje 22.65. I bronztë doli zelandezi Thomas Walsh me hedhje 22.47 metra.