Tokio 2020

Suedia e Kanadaja kërkojnë ndërrimin e orarit të finales së femrave në futboll

 

Suedia dhe Kanadaja, kanë kërkuar nga organizatorët e Lojërave Olimpike që të ndërrohet koha e ndeshjes për medaljen e artë në turneun olimpik të futbollit në konkurrencën e femrave për shkak të nxehtësisë së madhe.

Finalja është e paraparë të luhet të premten prej orës 11:00 në stadiumin olimpik në Tokio, në të cilin po mbahen ngjarjet e atletikës.