Atletja amerikane Sydney McLaughlin ka fituar medaljen e artë olimpike në 400 metra me pengesa në “Tokio 2020” të mërkurën, duke thyer edhe rekordin e botës.
McLaughlin 21-vjeçare përfundoi garën finale me kohë 51.46 sekonda, duke e thyer për afro gjysmë sekondi rekordin e kaluar që e mbante amerikanja tjetër Dalilah Muhammad.
Kampionja në fuqi olimpike Muhammad 31-vjeçare fitoi të argjendtën në Tokio me kohë 51.58 sekonda. Medalja e bronztë i takoi holandezes Femke Bol.
Në garën finale u vendosën pesë rekorde personale.
“Vërtetët nuk po mund të besojë se kam thyer rekordin e botës. Jam shumë e lumtur, garë fenomenale”, ka thënë McLaughlin.