Tokio 2020

Atletja bjelloruse thotë se e priste ndëshkimi në rikthimin në shtëpi

Descriptive Text

Atletja bjelloruse Kryststina Tsimanouskaya, ka thënë se zyrtarët e shtetit të saj ia kanë bërë të qartë se do të përballej me ndëshkim nëse kthehet në vendlindje, raporton agjencia AP.

Tsimanouskaya planifikon të kërkojë azil në ndonjë shtet të Evropës, pasi ka akuzuar zyrtarët e ekipit olimpik të Bjellorusisë se tentuan që dhunshëm ta largonin nga Tokio, ku ajo gjendet për Lojërat Olimpike.

Tsimanouskay kishte kritikuar menaxhimin e skuadrës së saj në rrjetet sociale. Kjo shtyu krerët e ekipit bjellorus që ta përjashtonin atë dhe të tentonin ta kthenin në Bjellorusi.

Ajo tha se zyrtarët tentuan që pa dëshirën e saj ta fusnin në aeroplan e ta kthenin në vendlindje.

Tsimanouskaya thotë se shpreson që ta vazhdojë karrierën, por tash është e përqendruar vetëm në sigurinë e saj.

“Më bën të qartë se në rikthim në shtëpi do të përballem definitivisht me një formë ndëshkimi”, ka thënë 24-vjeçarja në një intervistë për AP-në. “Për tash thjeshtë dua të arrijë sigurt në Evropë, të takohem me njerëzit që më kanë ndihmuar dhe të marrë një vendim se çfarë do të bëjë në të ardhmen”.