Tokio 2020

Sena boksierja e parë japoneze që fiton të artën olimpike

Irie Sena është bërë boksierja e parë nga Japonia që ka fituar të artën olimpike. Sena 20-vjeçare triumfoi në finale të kategorisë pendël ndaj filipinases Nesthy Petecio.

Sena triumfoi me vendim unanim të gjyqtarëve.

“Kundërshtarja ishte shumë e fortë, kështu që ndonëse po mbrohesha nga çdo goditje dhe po jepja kundërgoditje, mendova se mund të kem humbur. Por, jam shumë e lumtur që fitova”, ka thënë Sena, raporton faqja zyrtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

E Petecio tha se medalja është për gjithë shtetin e saj.

“Kjo medalje nuk është vetëm për mua. Është për shtetin tim, trajnerin tim, shokun tim më të mirë që vdiq këtë vit”, tha ajo.