Suedia ka siguruar plasmanin në finalen e Lojërave Olimpike ‘’Tokio 2020’’. Suedezet në gjysmëfinale mposhtën Australinë me rezultat minimal 1:0.
Fridolina Rolfo realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 46-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosovare Asllani luajti 90 minuta të plota edhe në këtë ndeshje, ashtu sikur katër ndeshjet e kaluara në këtë Olimpiadë.
Suedia në finale do të luajë me Kanadën, ndërkohë Australia do ta diskutojë vendin e tretë me SHBA-në.
Kjo është hera e dytë që Suedia (F) arrin në finale të Lojërave Olimpike. Hera e parë ishte në vitin 2016, në Lojërat e Rio De Janeiro.