Tokio 2020

Amerikania Carey e artë në dysheme

Gjimnastja amerikane Jade Carey ka fituar medaljen e artën në parter të hënën.

Carey 21-vjeçare ishte fantastike në dysheme duke arritur një rezultat prej 14.366 pikëve, që i mundësuan medaljen e artë. Kjo është medalja e parë e artë për Careyn, ndërsa e treta rresht për SHBA-në, në parter pasi në “Rio 2016” triumfoi Simone Biles kurse në “Londra 2012” ishte Aly Raisman që mori të artën.

Ndërkohë, italiania Vanesa Ferrari që u paraqit në Olimpiadën e katërt të saj, e fitoi medaljen e argjendtë me 14.200 pikë. Ndërkohë, dy gjimnaste do të qëndrojnë në podium së bashku për medaljen e bronztë, pasi rusja Angelina Melinkova dhe japonezja Mai Murakami përfunduan me pikë të njëjta, 14.166 në pozitën e tretë.