Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Hassan rrëzohet, por fiton garën për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të 1500 metrave

Synimi i atletes holandeze Sifan Hassan për “tripletë” në garat e vrapimit në distancë në Lojërat Olimpike pothuajse dështoi kur kampionia botërore u përplas me një vrapuese tjetër dhe u rrëzua në baterinë e 1500 metrave.

Megjithatë, Hassan u ngrit dhe arriti ta fitoj garën për t’u kualifikuar në gjysmëfinale duke përfunduar me kohë prej katër minutave e 5.17 sekondave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasi e përfundoi garën, Hassan nuk u ndal farë të flasë me gazetarët, pasi menjëherë shkoi të rikuperohet për finalen e 5000 metrave, që do të mbahet sot. Hassan në Tokio, synon të vrapojë dhe fitoj medalje në 1500 metra, 5000 metra dhe dhjetë mijë metra.

Ajo në vitin 2019, në Botërorin e mbajtur në Katar fitoi në 1500 dhe dhjetë mijë metra. Asnjë atlet nuk i ka fituar tri garat e distancave të gjata në të njëjtin edicion të Lojërave Olimpike.