Tokio 2020

Kryeziu: Hajdari e ka ngritur atletikën kosovare në një nivel tjetër

 

Trajneri i klubit të atletikës Rogana nga Kamenica, Zijadin Kryeziu, pavarësisht rezultatit të atletit Musa Hajdari në Olimpiadën e Tokios, e ka përgëzuar atë për profesionalizëm.

Kryeziu që është trajner i atletëve që viteve të fundit e kanë dominuar këtë sport në Kosovë, ka thënë se në Tokio nuk kanë shkuar me synime të mëdha.