Tokio 2020

Thompson-Herah thyen rekordin 33-vjeçar të Olimpiadës

Foto: AP
 

Elaine Thompson-Herah nga Xhamajka e ka thyer rekordin e Florence Griffith Joyner pas 33-vjetësh në Olimpiadë në 100 metra vrapim në konkurrencën e femrave. Ajo arriti në cak për 10.61 sekonda dhe e mbrojti titullin.

Ajo e theu rekordin e Joynerit të vendosur në Lojërat Olimpike të Seulit në vitin 1988. Joyner kishte vrapuar 10.62 sekonda. Thompson-Herah mposhti rivalen e saj Shelly-Ann Fraser-Pryce për 0.13 sekonda. Shericka Jackson e fitoi të bronztën.