Kanë vazhduar protestat e qytetarëve në Tokio të Japonisë kundër Lojërave Olimpike dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, për shkak rritjes së rasteve me koronavirus në vend.
Me parulla në dorë, protestuesit mbanin shenja duke kërkuar që Lojërat në vazhdim të anulohen.
Shteti japonez në disa zona e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për rritjes së numrit të rasteve me COVID-19. Tokio ka raportuar një rritje rekord të rasteve, ku të infektuar të premten ishin 3,300 persona.
Rastet janë dyfishuar që nga java e kaluar, megjithëse zyrtarët thonë se rritja nuk ka lidhje me Lojërat Olimpike. Në mbarë vendin, Japonia raportoi 10,687 raste me koronavirus.