Tokio 2020

Kosovarja shkëlqen në Olimpiadë, një fitore larg medaljes

Kosovare Asllani është vetëm një fitore larg medaljes në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Futbollistja e Suedisë të premten në Saitama, ka shënuar gol për ta udhëhequr përfaqësuesen drejt fitores 3:1 ndaj Japonisë. Ndeshja i takoi çerekfinales së turneut të futbollit në Lojërat Olimpike.

Asllani luajti menjëherë pas sulmueses dhe ishte prej më të rrezikshmeve. Ajo u zëvendësua në minutën e 90-të. Në minutën e 68-të futbollistja mitrovicase shënoi për 3:1. Ajo realizoi penallti të cilën e siguroi vet.

Asllani ka karrierë impresive edhe në nivel klubesh, ndërsa për Suedinë i ka mbi 150 ndeshje të luajtura.

Ndeshjen gjysmëfinale Suedia e luan më 2 gusht. Me fitore kalon siguron medaljen, me humbje luan për medalje të bronztë.