Tokio 2020

Buqetat e medalistëve kanë kuptim më të thellë për Japoninë

 

Sigurisht, një medalje olimpike ka rëndësi. Por, buqeta me lule që çdo fituesi të medaljes po i dorëzohet në Lojërat Olimpike të Tokios, ka një kuptim më të thellë. Shumë të thellë.

Luledielli dhe të gjitha lulet e tjera në buqetë u rritën në tri prefekturat verilindore japoneze që u shkatërruan nga tërmeti i vitit 2011, cunami dhe shkrirja pasuese e tre reaktorëve bërthamorë.