Xhudistja gjermane Martyna Trajdos ka mbrojtur trajnerin e saj Claudiu Pusa, duke thënë se shuplakët që i dha ai gjatë luftërave në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” janë pjesë e ritualit.
Shikuesit janë shokuar me pamjet e goditjeve.
Por Trajdos ka thënë se është pjesë e ritualit. Trajados humbi luftën nga hungarezja Szofi Ozbas.
“Dua të bëjë të qartë se ky është rituali që kam zgjedhur para garave. Trajneri im po bën atë çfarë dua që të bëjë që të më motivojë. I kam kërkuar trajnerit tim të bëjë këtë, kështu që ju lutem mos e fajësoni atë. Më duhet para luftërave të zgjohem”, ka shkruar Trajdos në rrjetet sociale.
A czo tu się odpoliczkowało w ogóle?! pic.twitter.com/mX2r9rMMTA
— Mischa Von Jadczak (@michaljadczak) July 27, 2021
Artikuj të ngjashëm
-
Laura një fitore larg medaljes së bronztë
-
Kampione olimpike, botërore e evropiane – superkamp i xhudos në Pejë
-
Laura Fazliu kthehet me medalje, largohet në lot nga arena
-
Trajneri kosovar e qëlloi me shuplakë pas humbjes garuesen 8-vjeçare
-
Trajneri Kuka i gëzohet medaljes së Flakës dhe sidomos fitores ndaj xhudistes japoneze