Tokio 2020

Atletët australianë në izolim, ishin në kontakt të afërt me një rast pozitiv me COVID-19

Ekipi i Australisë në atletikë po izolohet në Tokio, pas kontaktit të afërt me atletin amerikan Sam Kendricks, që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, raporton BBC.

Kendricks, kampion në fuqi i botës në kërcim me purtek, ka mbetur jashtë Lojërave Olimpike.

Komiteti Olimpik i Australisë në një deklaratë ka thënë se atletët po izolohen në dhomat e tyre dhe se do t’i nënshtrohen testimeve.

Garat e atletikës në “Tokio 2020” starton të premten.

Kendricks 28-vjeçar fitoi të bronztën olimpike në Rio pesë vjet më parë dhe ishte pritur të garonte për medalje në Tokio.

Ai fitoi titullin e botës në kërcim me purtek në vitin 2017 dhe 2019.