Tokio 2020

Richarlisoni ia siguron fitoren Brazilit dhe avancimin në çerekfinale

Sulmuesi i Evertonit, Richarlison, shënoi dy gola në fitoren e Brazilit 3:1 kundër Arabisë Saudite në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të turneut olimpik.

Me këtë fitore, Brazili e ka siguruar vendin e parë në Grupin D me shtatë pikë dhe ka avancuar në çerekfinale.

Matheus Cunha në minutën e 14-të, shënoi golin e epërsisë për Brazilin, derisa Richarlison realizoi në minutat 76 e 93, për ta vulosur rezultatin përfundimtar.

Për Arabinë Saudite, që regjistroi humbjen e tretë në po aq ndeshje dhe përfundoi e fundit të grup duke u eliminuar nga Lojërat Olimpike, golin e nderit e shënoi Abdulelah Almari (27’).