Një boksier i peshës së rëndë nga Maroku u përpoq t’ia kafshonte veshin kundërshtarit të tij nga Zelanda e Re në meçin në Lojërat Olimpike të Tokios.
Përpjekja e Youness Baalla për të kopjuar Mike Tysonin ndodhi vonë në raundin e tretë të humbjes së tij nga David Nyika. Kafshimi duket se nuk pati ndikim dhe Nyika kaloi në çerekfinale me vendim unanim.
“Unë mendoj se ai tentoi të më kafshonte mollëzën, por për fat të mirë e kishte mbrojtësen në gojë”, ka thënë Nyika.
Gjyqtari nuk e pa kafshimin, i cili u pa vetëm në televizor.
Baalla nuk u penalizua gjatë periudhës, por Nyika fitoi me lehtësi gjithsesi. Tysoni e kishte kafshuar në vesh Evander Holyfieldin dy herë në vitin 1997. Baalla nuk ishte aq i suksesshëm, por ai ende u kritikua ashpër në mediat sociale nga tifozët e Nyikasm derisa Nyika bëri një postim duke mbrojtur Baallan në llogarinë e tij në Instagram.
“Nxehtësia e betejës mund të sjellë më të mirën dhe më të keqen nga njerëzit”, tha Nyika. “Kjo është pjesë e sportit. Unë nuk kam asgjë përveç respektit për kundërshtarin tim dhe mund të vlerësoj zhgënjimin që ai duhet të ketë ndjerë”.
Nyika të premten do të përballet Uladzislau Smiahlikau të Bjellorusisë për një vend në raundet e medaljeve.