Tokio 2020

Atleti Hajdari vijon përgatitjet në Tokio

Atleti i Kosovës, Musa Hajdari, ka filluar prej dy ditësh t’i vijojë përgatitjet në Tokio të Japonisë, në prag të garës që e ka më 31 korrik në disiplinën 800 metra, ka njoftuar të martën Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Hajdari së bashku me trajnerin e tij, Zijadin Kryeziu, të dielën mbrëma janë vendosur në Fshatin Olimpik dhe kanë nisur menjëherë përgatitjet për një paraqitje sa më të denjë.

Në njoftimin e KOK-ut, bëhet e ditur se Hajdari në stërvitjen e ditës së martë, është përgatitur së bashku me nënkampionin e botës, boshjanjkun Amel Tuka.

Image