Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, ia ndau medaljen e artë olimpike Nora Gjakovës sot në Tokio.
Gjakova fitoi medaljen e artë olimpike në kategorinë deri 57 kilogramë. Për Kosovën është medalja e dytë e artë olimpike në Tokio, pas asaj të fituar të shtunën nga Distria Krasniqi. Majlinda Kelmendi kishte fituar të artën në “Rio 2016”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Rio medaljen e artë olimpike Majlindës ia kishte dorëzuar po ashtu kreu i IOC-së, Thomas Bach. Bach ia kishte premtuar Majlindës se do t’ia dorëzonte medaljen, gjatë vizitës që kishte pasur në Kosovë para Lojërave Olimpike. Premtimin e mbajti.