Tokio 2020

Kuka: Shpirtërisht kemi qenë të thyer pasi dëgjuam për aksidentin në Kroaci

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, e ka shfrytëzuar rastin për të ngushëlluar familjet e viktimave të aksidentit në Slavonski Brod të Kroacisë të dielën, ku vdiqën 10 persona e u lënduan mbi 40. Në Slavonski Brod u vetaksidentua autobusi i linjës Frankfurt – Prishtinë.

Kuka ka thënë për KTV-në se ekipi që ka udhëtuar drejt Tokio ishte ‘’shpirtërisht i thyer’’ pasi kanë dëgjuar lajmet për aksidentin.

“E kisha shfrytëzuar rastin t’i ngushëllojë familjet e viktimave të aksidentit në Kroaci. Shpirtërisht kemi qenë të thyer, e kjo e ka zbehur festën e fitores së Norës. E gjithë atyre të lënduarve i uroj shërim të shpejt, të kthehen te familjet e tyre. Shpresoj të mos përsëritet më”, ka thënë Kuka.

Kosova do të kthehet nga kryeqyteti i Japonisë me së paku dy medalje të arta, pas triumfit të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës.