Trajneri i Xhudos, Remzi Begu, është shprehur i befasuar me humbjen e Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike.
Trajneri Begu ka thënë se përkundër disfatës Kelmendi ka arritur suksese të mëdha.
“Majlinda gjatë tërë kohës ka qenë dominuese ndaj kundërshtares por kur vazhdoi loja në vazhdime për mua aty nuk ka qenë pikë për garuesen hungareze. Gjyqtarët vendosën për duelin dhe ka qenë e dhimbshme. Majlindën e njoh që nga fillimet e para të karrierës është një vajzë e artë. Disfata është normale nuk është të fitojmë gjithmonë të arta. Pritjet i kemi pasur të mëdha por sporti e ka këtë dhe në këtë rast Majlinda ishte e pafat”, deklaroi Begu.
Artikuj të ngjashëm
-
Dhjetë vjet nga e arta olimpike e Majlinda Kelmendit
-
Laura Fazliut i ndahet çmimi “Majlinda Kelmendi”
-
Majlinda tregon se kujt i takojnë meritat për suksesin e xhudos kosovare
-
Kelmendi flet për barazinë gjinore të xhudos në Kosovë dhe mbarë botën
-
Majlinda: Gjithnjë e kam ditur se do të bëhem më e mira në botë