Tokio 2020

Haliti: Fitorja e baterisë motivuese për Edën

Descriptive Text

Kryetari i Federatës së Notit të Kosovës (FNK), Astrit Haliti pranoi se fitorja e baterisë në displinën 400 metra stil i lirë për notaren Eda Zeqiri ishte motivuese për të, por shtoi se ajo nuk ka arritur ta përmirësojë rezultatin më të mirë të saj.

Zeqiri të dielën në mëngjes, e fitoi baterinë e saj, por koha nuk ishte mjaftueshme për t’u kualifikuar në finale.

“Fitorja e baterisë për Edën në disiplinën e saj që është e vështirë, ishte motivuese për të dhe të tjerët që merren me këtë sport, por ajo nuk arriti ta përmirësojë rezultatin e saj më të mirë, dhe në këtë ka ndikuar ndoshta edhe pak udhëtimi në Tokio. Mirëpo, kjo është e mirë për të për shkak se mund të përgatitet edhe më mirë dhe në Paris të shkoj me normë”, tha Haliti për “Sportin Total” të KTV-së.