Kampioni në fuqi olimpik në tenis Andy Murray është tërhequr nga garat në LO “Tokio 2020” shkaku i një lëndimi në kofshë, raporton BBC.
Skocezi, që fitoi meçin e parë në çifte të shtunën, ishte paraparë të përballej në konkurrencë individuale me kanadezin Felix Auger-Aliassime.
Por për shkak të lëndimit ai ka vendosur të tërhiqet. Murray kishte fituar të artën individuale në dy edicionet e fundit në Lojërat Olimpike, në Londër më 2012 dhe Rio de Janeiro më 2016.
Murray prapë do të garojë në konkurrencë të çifteve në Tokio me Joe Salisburyn.
Në konkurrencë individuale ai është zëvendësuar nga australiani Max Purcell.
“Jam i zhgënjyer që është dashur të tërhiqem, por stafi mjekësor ishte kundër që të luaja në dy disiplinat”, ka thënë Murray.