Tokio 2020

Skena tani për Majlindën, shpresën e madhe për medalje tjetër olimpike

FOTO: AP
 

Distria Krasniqi ia ka dhënë të mbarën ekipit kosovar të xhudos në Lojërat Olimpike, ndërsa pritjet janë të mëdha që njëjtë do të vazhdojë kampionia olimpike ende në fuqi, Majlinda Kelmendi.

Majlinda garon të dielën, në ditën e dytë të Lojërave Olimpike. Ajo garon në kategorinë deri 52 kilogramë. Gjithnjë synimi i kampionëve olimpikë është ta mbrojnë titullin. Këtë e synon edhe Majlinda natyrisht.