Komiteti Olimpik i Kosovës njofton se kanë organizuar festë në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, pas fitores së medaljes së artë nga Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Në bashkëpunim me departamentin e sportit dhe kulturës së Komunës së Prishtinës, KOK-u njofton se festa do të fillojë nga ora 20:00.
Distria Krasniqi Distria Krasniqi triumfoi në finale ndaj japonezes Funa Tonaki, në arenën "Nippon Budokan", në Tokio të Japonisë.
Në finale ndaj Tonakit fitoi me Waza-Ari.