Tokio 2020

Krasniqi: E realizova ëndrrën e fëmijërisë

Descriptive Text

Pas fitores së medaljes së artë olimpike, xhudistja Distria Krasniqi ka thënë se e realizoi ëndrrën që pati kaherë.

Për KTV-në ajo ka thënë se rezultati ka përfunduar ashtu siç ishte planifikuar me ekipin.

“Po ndjehem shumë mirë, shumë e lumtur, e lehtësuar sepse një ëndërr që e kam pasë prej fëmijërisë e kam realizuar. Nuk ka siguri të madhe në olimpiadë, por janë ndjerë shumë mirë, kam qenë në performancë shumë të mirë, i besoj shumë punës së trajnerit dhe ka dalë ashtu si e kemi planifikuar”, ka thënë Krasniqi.
 

 

Krasniqi: E realizova ëndrrën e fëmijërisë

Posted by Koha.net on Saturday, July 24, 2021