Pingpongistja Hend Zaza, është bërë sportistja më e re që është paraqitur në Lojërat Olimpike të Tokios. 12-vjeçarja shkroi historinë pasi debutoi në garat e pingpongut në Olimpiadë.
Siriania u mposht në takimin e parë nga Jia Liu (Gjia Liu), që ka një përvojë të madhe në ngjarje të tilla. Zaza debutoi në Tokio me humbje 4:0 në sete.
Për vet pingpongisten, pjesëmarrja në Olimpiadë është një arritje e madhe.
Olmipistja më e re që ka garuar ndonjëherë në Lojërat Olimpike është Beatrice Hustin (Beatris Hustin) që ishte 11-vjeçare. Ajo garoi në patinazh në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1968.