Po zhvillohet një debat midis ish-fitueses së medaljes së artë, Maya DiRado, dhe disa notarëve amerikanë për kërcënimin që u kanoset amerikanëve për të mos fituar medalje shkaku i vendimit të Michael Andrewit për t’u mos u vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa ai po përgatitet të garojë në Lojërat Olimpike të Tokios. DiRado ndezi diskursin këtë javë me një temë të gjatë në “Twitter”, në të cilën shkroi se ajo ishte “e zhgënjyer” në vendimin e notarit Andrew për të garuar i pavaksinuar dhe arsyetimin e tij pas këtij vendimi. Andrew zbuloi në fillim të këtij muaji se ai nuk është vaksinuar, pasi u pyet për statusin e tij shëndetësor nga një reporter.
“Arsyeja ime prapa saj është, për një, ishte disi një moment i fundit, unë nuk doja të vendosja asgjë në trupin tim që nuk e dija se si do të reagoja potencialisht”, tha Andrew. “Si një sportist në nivelin elitar, gjithçka që bëjmë është shumë e llogaritur dhe e kuptuar. Për mua, në ciklin e trajnimit, veçanërisht duke shkuar në prova, nuk doja të rrezikoja asnjë ditë që të mungoj. Kishte periudha se kur merrje dozën e parë të vaksinën, duhej patjetër të pushoje disa ditë”.
Andrew tha se nuk ka në plan të vaksinohet as në të ardhmen.
“Unë ndihem shumë i sigurt dhe i mbrojtur duke ditur se po minimizoj rrezikun sa më shumë që të jetë e mundur", tha ai duke përmendur testimin e përditshëm gjatë Olimpiadës.
Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), nuk e bënë të detyrueshme që sportistët duhet të vaksinohen për të garuar. Pak më shumë se 20 për qind e popullatës japoneze është plotësisht e vaksinuar. IOC-ja ka raportuar 13 raste pozitive midis të gjithë sportistëve në Japoni. Rreth 100 nga 613 sportistët amerikanë në Tokio janë të pavaksinuar, tha të premten shefi mjekësor i Komitetit Olimpik dhe Paraolimpik të SHBA-së. Andrew është i vetmi anëtar i ekipit amerikan të notit që zbuloi publikisht se nuk është i vaksinuar.
“Që Michael do të merrte një vendim që rrezikon madje edhe shokët e tij të skuadrës për mirëqenien e tij të perceptuar më frustron”, shkroi DiRado.
DiRado është një nga tre përfaqësuesit e sportistëve në bordin e drejtorëve të Federatës së Notit të SHBA-së, pasi është dalë në pension pas Lojërave Olimpike “Rio 2016”, ku fitoi katër medalje, përfshirë dy të arta. Amerikanët më të mirë - Caeleb Dressel, Katie Ledecky, Lilly King dhe Simone Manuel - të gjithë kanë thënë se janë plotësisht të vaksinuar. Ish-fituesi i medaljes së artë, Anthony Ervin, shkroi në “Twitter” për DiRadon se notari Andrew kishte COVID-19 në dhjetor të vitit të shkuar, “dhe kështu ka një imunitet natyror”. Shoku i tij i ekipit të Andrews, Tom Shields, e kritikoi qëndrimin e DiRados.
“Cila pjesë e kësaj përgjegjësie përfshin turpërimin e një olimpisti tonë në prag të garave”, shkroi Shields në “Twitter”.
Andrew dominoi në provat e SHBA-së muajin e kaluar me kohë mbresëlënëse në kualifikimin për 100 metra bretkosë, 200 metra në disiplinën e përzier dhe 50 metra stil të lirë për të fituar vendin e tij të parë olimpik. Notari 22-vjeçar, i cili jeton në Encinitas, Kaliforni, së pari krijoi valë në sportin kur u bë profesionist në moshën 14-vjeçare. Ai stërvitet nga babai i tij, Peteri, duke përdorur një metodë jotradicionale të njohur si “Ultra Short Race Pace Training”. Kjo metodë përfshin vetëm not në ritmin e garës që do të paraqitet dhe me intensitet të lartë. Ky program eliminon çdo punë të bazuar në teknikë. Nëna e tij, Tina, është agjentja e tij.
“Ne zgjodhëm një rrugë. Ne jemi krenuar me këtë”, tha Andrew. “Është mirë që më në fund të jesh në këtë pikë dhe njerëzit të shohin se të gjitha ato vite punë kishin kuptim, duke pasur parasysh se metoda ime e stërvitjeve dallon prej notarëve të tjerë”.
Përkrahja e madhe në internet për Andrewit që vendosi të mos vaksinohet ishte befasuese, pasi notarët amerikanë zakonisht paraqesin një front pozitiv dhe të bashkuar në Lojërat Olimpike, ndërsa theksonin suksesin e ekipit mbi arritjet individuale.
“Michaelit i lejohet të marrë vendimet e tij dhe unë mund t'ju garantoj se askush nga ne këtu nuk ka ndonjë qëndrim kundër tij”, shkroi shoku i tij i ekipit, Patrick Callan. “Ai ende po bën gjithçka në interesin më të mirë të kësaj skuadre”.