Boksierja kosovare Donjeta Sadiku e ka mësuar kundërshtaren e parë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” pas shortit të tërhequr të enjten.
Sadiku garat do t’i fillojë më 27 korrik kurse përballë do ta ketë boksierën nga Anglia, Caroline Dubois, e cila është një ndër boksieret më të mira në Evropë.
Në rast se Sadiku e kalon sfidën e parë, ateherë në xhiron e dytë do të përballet me boksieren e SHBA-së, Shakilya Quante Ellis.