Tokio 2020

Tre sportistë humbin Lojërat Olimpike pasi testohen pozitivë me koronavirus

 

Tre sportistë nga tri shtete të ndryshme do të humbasin Lojërat Olimpike pasi kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 të mërkurën, më pak se dy ditë para fillimit të ngjarjes së madhe, raporton agjencia AP.

Taekwondistja kiliane Fernanda Aguirre, skejtborderja holandeze Candy Jabos dhe pingpongisti çek Pavel Sirucek janë detyruar të tërhiqen nga garat dhe janë vendosur në karantinë.