Zëvendësministri i Ekonomisë Getoar Mjeku, ka thënë se nga perspektiva e Qeverisë Kurti, Kosova është në pozitë shumë më të mirë sa i përket zhvillimit ekonomik dhe se për këtë, sipas tij, flasin edhe statistikat.
“Kosova është në pozitë shumë më të mirë sa i përket zhvillimit ekonomik sepse flasin vetë shifrat, janë dyfishuar eksportet, janë dyfishuar investimet e huaja, është rritur për një masë shumë të madhe buxheti i të hyrave nga tatimpaguesit dhe nga burimet e tjera që ka shteti, por pa i rritur taksat, kjo është shumë domethënëse. Pra, është përmirësuar vjelja e masës pasurore që ne marrim prej ekonomisë së vendit”, ka theksuar Mjeku të hënën në emisionin “Tempus”, në KTV.
Zëvendësministri ka deklaruar se është rritur edhe masa që shteti e kthen te qytetarët, e që kjo sipas tij kap shifrën e afro 1 miliard eurove, qoftë me subvencione apo me masa të tjera.
Ai ka përmendur edhe themelimin e Fondit Sovran, duke thënë se Projektligj së shpejti do të shkojë në Kuvend. Sipas Mjekut Fondi Sovran do t’i hapë rrugë transformimit ekonomik.
-
Zëvendësministri i Ekonomisë: Opozita po i sfidon reformat e rëndësishme në Kosovë
-
Kurti thotë se në dy vjet rritja mesatare ekonomike ishte 7.9 për qind
-
Kurti lavdërohet me statistikat e punësimit në takim me FMN-në
-
Kurti: Me Fondin Sovran Qeveria bëhet më e vogël e shteti më i fortë e më i pasur
-
Ekspertë e diplomatë theksojnë rëndësinë e menaxhimit të mirë të ndërmarrjeve