Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Shefqeti: Dokumenti u falsifikua, data e lëshimit rezulton të ketë qenë fundjavë

Avokati Florim Shefqeti në emisionin “Tempus” në KTV ka thënë se dokumentet lidhur me pronën kontestuese në Veternik të Prishtinës janë falsifikuar, ngase rezulton se janë lëshuar në fundjavë.

“Vetë aktgjykimi i kësaj gjykate bie në kundërshtim me njëri-tjetrin. Për shembull ata i referohen provës kryesore, shkresës së datës 18 nëntor 1961. Sot nëse e hap kalendarin e vitit 1961, data 18 nëntor del që është ditë e shtune, e që nënkupton se ky dokument është falsifikuar, sepse nuk ka qenë ditë pune. Po ashtu, edhe fakti tjetër që i referohen vendimit të datës 19 shtator 1965, të gjitha këto janë pjesë të aktgjykimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, që unë po i referohem dhe kjo datë 19 shtator 1965 rezulton ditë e diele”, ka thënë Shefqeti në “Tempus“.

Ai ka theksuar se kanë shtuar edhe fakte të tjera, e njëri nga to është që djali i ish-pronarit, i cili ka qenë serb, ka deklaruar se kjo paluajtshmëri iu takon palëve të cilët këta i përfaqësojnë.