Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, ka thënë se Kosova është shumë vonë me procesin e hetimit dhe gjykimit të krimeve të luftës.
“Realisht, të provuarit është një proces i vështirë për shkak të faktit se jemi shumë vonë, e thamë që të gjithë se jemi shumë vonë. 25 vite vonesë, do të thotë dëshmitarët ose janë largu ose kanë humbur kujtesën ose kanë harresë, sepse këto janë procese normale natyrore, kjo është vështirësia e parë, sepse kryesisht në bazë të dëshmitarëve se prova materiale ka shumë pak. Dëshmitarët kanë problem edhe t’i identifikojnë, sepse nëse e sheh të akuzuarin sot me një fotografi që ka pasur në ‘99-ën vërtetë dallon shumë edhe pastaj edhe dëshmitarin do të thotë e qet në konfuzion”, ka thënë ajo në emisionin “Tempus“.
Problemi tjetër, sipas kryetares, është se janë tërhequr të dhënat dhe materiale dhe se është vështirë të provohet struktura organizative.
“Me aq sa unë kam biseduar me prokurorë dhe sa kam parë, është tepër vështirë edhe strukturën organizative të tyre, do të thotë me ato të dhëna pak sa i kemi si shtet sepse ata i kanë tërhequr të dhënat, i kanë tërheq materialet, nuk i kanë lanë dhe tash t’i ndërtojmë është shumë problem”, ka shtuar ajo.
Sipas saj, ka pasur përpjekje prej Prokurorisë që materialet të merren nga Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi, por që të njëjtit nuk kanë dhënë qasje në të gjitha dokumentacionet.
Edhe
OSBE: Sigurimi i dëshmitarëve dhe provave nga jashtë, pengesë për gjykimin e krimeve të luftës
“Dhe kjo krijon vështirësi për krijimin e strukturës organizative, kjo është edhe në fakt arsyeja pse na sot i kemi kryesisht në gjykime vetëm pjesëtarët që kanë qenë prestarët e forcave të armatosura që s`kanë pas pozicione, do të thotë shumë pak kemi në fakte, jo shumë pak po s’kemi fare hiç së paku me ata deri tash që janë të ndaluar nuk po flas për kompetencë për gjykimet në mungesë, nuk kam marrë kështu t’i analizojë, do të thotë që nuk kanë pas një përgjegjësi apo një pozicion komanduese”, ka thënë Shabani-Rama.
Shabani-Rama: Kemi pranuar lëndët nga Gjykata në Mitrovicë, ku për krime lufte akuzohen shqiptarë
Albina Shabani-Rama, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se Departamenti Special i ka pranuar lëndët ku të akuzuar për krime lufte janë shqiptarë, e të cilat lëndë ishin për trajtim në Gjykatën e Mitrovicës.
“Për neve të gjithë janë të barabartë dhe çdo aktakuzë që e sjellë Prokuroria Speciale edhe do të thotë do të vazhdojë gjykimi. Por, si Gjykatë Themelore mundem me thanë se ka, do të thotë që janë edhe aktakuza për krime lufte për shqiptarët që kanë qenë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës deri tani dhe për çështje për të cilat ne e dimë të gjithë me çka është ballafaquar Mitrovica dhe nuk janë zgjidh. Unë kohët e fundit t’u e pa seriozitetin dhe t’u e pa faktin që po i faturohet të gjithë sistemit të drejtësisë një barrë që ndoshta paralelisht mundet edhe kështu do të thotë diçka me u konstatuar që s’ka vullnet, i kam marrë do të thotë i kam pranuar në kompetencë ato lëndë në Departamentin Special në Gjykatën Themelore të Prishtinës”, tha Shabani-Rama.
Ajo shtoi se shumë shpejt do të riaktivizohen këto lëndë, e të cilave beson që iu është referuar edhe Raporti i Progresit.
“Unë pres që, do të thotë që keni me i pa edhe ftesat e para dhe riaktivizimin e këtyre lëndëve, të gjithave të krimeve të luftës që kanë qenë në atë pjesë sepse kanë qenë shumica prej tyre për të cilat besoj që është edhe Raporti i Progresit që iu ka adresuar dhe shumë shpejt do t’i shohim edhe përfundimet e atyre rasteve. Përndryshe, nuk kam koment se s’kemi pas. Ndoshta, Prokuroria e dinë më mirë qysh është trajtimi dhe sa ka aktakuza ose Policia”, tha Shabani-Rama.
Edhe
Shala për paditë SLAPP: Legjislacioni i Kosovës nuk është plotësisht i harmonizuar
Kryetarja, paraprakisht theksoi se gjykimi për rastet e krimeve të luftës në Kosovë është fer.
“Sa i përket gjykimit të drejtë, unë gjithë e kam konsideru do të thotë gjykimi i krimeve të luftës është një test për sistemin vendor për shkak të ndërlikueshmërisë do të thotë të nacionalitetit të shumicës prej të akuzuarve. Unë e them me besim të plotë do të thotë që na e kemi kaluar këtë test deri tash për shkak se gjykim ma fer do të thotë nuk e besoj edhe në gjykatat ma të avancuara që bëhen. Këta e them edhe në nivelin në të cilin jam si kryetare sepse do të thotë që jo vetëm që iu respektohen të drejtat atje qoftë me përkthim, qoftë me avokatë, qoftë çdo shkresë që është iu përkthehet, çdo shkresë kanë qasje në lëndë”, tha Shabani-Rama.
Shabani-Rama: 35 aktakuza të dorëzuara për krime lufte, sfidë konsolidimi i praktikës gjyqësore
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, tha se deri sot në Departamentin Special janë dorëzuar 35 aktakuza për krime lufte, prej të cilave gjashtë janë përfunduar me aktgjykim të plotfuqishëm.
“Po ndalna për Departamentin Special dhe do të thotë deri më sot, kur po flasim janë dorëzuar gjithsej 35 aktakuza, për rastet e krimeve të luftës, prej tyre 6 janë të përfunduara me aktgjykim të plotfuqishëm, tjerat janë në procedurë, ka që edhe janë të kthyme në rigjykim, 8 prej tyre janë aktgjykime në mungesë”, tha ajo në emisionin “Tempus” në KTV.
Sipas kryetares, sfidë kryesore pse lëndët kthehen shpesh në rigjykim është fakti i konsolidimit të praktikës gjyqësore.
Edhe
Specialja për pranimin e dokumenteve nga Serbia: S’është tregues që kanë peshë a besueshmëri
“Ne kemi pas shumë probleme, për konsolidim të praktikës, meqenëse kam qenë edhe vetë pjesë e Departamentit Special dhe kam trajtuar një prej rasteve të para të krimeve të luftës, në fakt si gjyqtarë vendorë kemi hy shumë të papërgatitur në këtë aspekt, dhe këtu duhet një trajnim goxha profesional dhe do të thotë, pothuaj se trajnimet fillestare apo njohuritë fillestare i kemi marrë vetë kryesisht duke u bazuar në databazën e Tribunalit të Hagës, deri diku Tribunalit të Nyrenbergut i kemi marrë si praktikë pak se si të veprojmë me këto raste dhe fakti që s’kemi mujtë asnjëherë me ju nda resurse ose me specializu me gjyqtarë, trupe të veçanta, kjo vjen për shkak të ngarkesës që ka pas do të thotë gjyqtarët. Pse po kthehen lëndët në rigjykim, unë thash për shkak se s’ka praktikë të konsoliduar, besoj që me kohë do të konsolidohet edhe praktika”, tha Shabani-Rama.
Po ashtu, e para e Themelores tha se sfidë tjetër mbeten ligjet e aplikueshme dhe ndërlikueshmëria që ka trajtimi i veprave të krimeve të luftës.