Arrita Rezniqi, hulumtuese e lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se institucionet janë në dijeni që ka shkelje të të drejtave të qytetarëve.
“Nuk janë këto probleme që nuk dihen prej institucioneve, këto raste, këto shkelje të drejtave të qytetarëve tonë, të gjitha janë evidente, të gjitha janë probleme me të cilat ballafaqohen në përditshmëri gjithë qytetarët e vendit, por që ajo që duhet të bëhet më tepër është që të punohet me profesionalizëm që të rritet llogaridhënia e të gjitha institucioneve”, tha Rezniqi të martën në emisionin “Tempus” në KTV.
Ndër të tjera, ajo tha se kur nuk ka veprime të duhura nga institucionet, ata duhet të mbahen përgjegjës për mosveprime apo shkelje të caktuara.
Rezniqi po ashtu theksoi nevojën për vullnet të zbatimit të ligjeve dhe ngritje të llogaridhënies nga ana e institucioneve.
“Realisht, duhet të ketë vullnet në zbatimit e atyre ligjeve, të cilat ne po themi se janë si kornizë ligjore solide”, tha Rezniqi.
-
Rezniqi: Nga 50 rastet e analizuara s'është urdhëruar ndjekja e programit për kryerësit e dhunës ndaj grave
-
Java Kundër Korrupsionit nis me grevë, si protestë ndaj “kapjes së institucioneve“
-
Rezniqi: Përmes QNJ-IKD, kemi pasur ndikim të drejtpërdrejtë për vërtetimin e rastit të shkeljes së të drejtës për jetë
-
Cili është roli i shoqërisë civile në monitorimin e zbatimit të Konventës së OKB-së kundër korrupsionit?
-
Rezniqi: Ka politikë të ulët ndëshkimore e mosfuqizim të grave që kanë përjetuar dhunë